×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci pyetet për dallimet në mes LPK-së dhe LDK-së: Kundërshtimi deri tek jeta, Zemaj u v*ra në Kosovë e ministri Krasniqi në Tiranë

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit të Spezializuar (ZPS), Fadil Geci i cili mban edhe kodin W04240 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Geci tha se dallimet mes Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë qenë të mëdha, duke shtuar se Tahir Zemaj dhe ministri Ahmet Krasniqi ishin vrarë.

    Këtë deklarim ai e bëri derisa po merret në pyetje nga trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Guénaël Mettraux, i cili u fokusua tek dallimet në pikëpamjet e LPK-së dhe LDK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Geci tha se kishte pasur raport të mirë me Tahir Zemajn, kurse u pyet se çfarë i kishte thënë Zemaj atij lidhur me faktin që Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi e kundërshtonin atë të jetë komandant i një nënzone.

    “Prej gjithçkafit që ka qenë vlerë janë frigu që po ua merr vlerën, autoritetin dhe këta nuk ekzistojnë kur vetet ai që është kanë gabim i madh. Është kanë gabim. Ai (Tahir Zemaj) ka mendu që këta po e kundërshtojnë se Tahir Zemaj ishte në kuadër të ministrit Ahmet Krasniqi e këta e kanë kundërshtu ministrin Ahmet Krasniqi dhe ministri u vra në Tiranë. Ministri u vra në Tiranë, edhe Tahir Zemaj është vra në Kosovë. Kjo është kundërshtimi deri tek jeta. Edhe Ibrahim Rugova shpëtoi. Veç Zoti e shpëtoi”, tha Geci.

    “Objektivat kryesore të LDK-së ishte shteti i Kosovës, pavarësia e Kosovës dhe përbërja e institucioneve me radhë brenda mundësive që i kishim ashtu, brenda kushteve të regjimit. E kemi mbajtë referendumin për pavarësinë e Kosovës, e kemi mbajtë deklaratën për pavarësi, Kushtetutën e Kaçanikut… Jemi kanë popull dorëthatë, u shkatërru gjithçka e jemi mundu me e ruajt popullin”, tha Geci.

    Geci tha se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte rrënjë të thella në popullsinë shqiptare.

    “Në LDK deri në 800 mijë anëtarë janë regjistru në atë kohë dhe e ka luajt rolin e shtetit brenda kushteve të jashtëzakonshme”, shtoi Geci.

    Dëshmitarit iu kërkua që të bëjë dallimin në mes pikëpamjeve të LPK-së dhe LDK-së.

    “LPK ishte organizatë ilegale që për kohën ishte e pranueshme, kurse LDK-ja ishte e hapur. Çdo gjë që filloi LDK-ja ishte transparente”, tha Geci.

    “Orientimi i LPK-së ishte i majtë marksist-leninist. Një rrugë që nuk ia ka pa hajrin askush e shqiptaria hiç. Ka qenë drejtim i dëmshëm. Drejtimi marksist-leninist te Rusia e kanë pas kryet. Ideologjia ka qenë asi soji se kanë mendu që ma të mirët. Kanë vuajt, kanë hjek nëpër burgje edhe kurrfarë mjeti s’u kanë që e zgjedh problemin e Kosovës”, theksoi tutje ai.

    Gjyqtari pyeti dëshmitarin se a e pranonte LPK-ja autoritetin e Qeverisë, Parlamentit dhe Presidencës që kishte mbështetur LDK-ja.

    “Kurrë hiç. Këtu është krejt dallimi. Ua ka nxanë frymën dhe të gjithë personat që kanë mendu që ua kanë nxanë frymën dhe kanë vlerë e autoritet duhet më i likfudu. Në fund, edhe Presidenti u kanë i rrezikum dy herë, veç Zoti e ka shpëtu. Ka pas atentat. Njëjta procedurë prej nivelit qendror deri në nivelin lokal”, u përgjigj Geci.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-drejtori I Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi në një reagim për media ka renditur arsyet që kanë çuar tek dorëheqja nga ky...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka thënë se në Kosovë zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektronike...
    Lajme23 Tetor 2024
    Qeveria e miratoi një nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet...
    Të tjera
    Kronika23 Tetor 2024
    Të martën një person është rrahur në Prishtinë. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të martën në Fushë Kosovë një grua ka raportuar që një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa. “Është raportuar se viktimën...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të hënën në Lipjan një motoikletë është goditur nga një automjet, ku ngasësi i motcikletës ka mbetur i lënduar. “Lëndime të rënda...
    Kronika23 Tetor 2024
    Një shtetas i huaj është dërguar dje pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë. Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.