Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi kryeministri Avdullah Hoti e ka bërë të ditur që është prekur me Covid-19.
Gecaj i ka uruar Hotit që të ketë shërim sa më të lehtë.
“Sfidat e sakrificat nuk na u ndanë kurrë, por nga secila dolëm edhe më të fortë … edhe këtë sfidë lutemi e urojmë ta kaloni sa më lehtë Kryeministër Avdullah Hoti!”, ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.