×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Dentisti Xhelal Sveçla po i fyen aktivistët e LDK-së që u vranë nga dora kriminale

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Kanë vazhduar polemikat në distancë mes LDK-së dhe VV-së, konkretisht taborrit të Agim Veliut dhe atij të Shpejtim Bulliqit.

    Pas një reagimi që pati mbrëmë ish-u.d i ministrit të Brendshëm i VV-së,  Xhelal Sveçla, këtij të fundit i është përgjigjur menjëherë shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj.

    Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur “dentist” Sveçlën që guxon të ironizojë me plumbat kundër Agim Veliut, e që sipas tij një qasje e tillë është ofendim ndaj aktivistëve të vrarë të LDK-së.

    “Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh. Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!./FrontOnline/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Emisari i BE-së,, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e djeshëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha...
    Lajme26 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.