×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Syla: Jemi zgjedhur të jemi me fytyrë kah qytetari

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla e ka përshëndetur vendimin e qeverisë për ndarjen e 60 milionë eurove në të cilin përfshihet edhe dyfishimi i ndihmave sociale.

    Syla ka kritikuar deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar për mospërmbushjen e kërkesave dhe nevojave jetike që kanë qytetarët e vendit.

    Postimi i plotë i tij:
    Është për tu përshëndetur vendimi i qeverisë Hoti, që prek pikërisht shtresën më të varfër të popullit (ndarjen e 60 milionë eurove, ku përfshihet edhe dyfishimi i ndihmave sociale). Atë që nuk e bëri Kuvendi, e realizoi qeveria.

    * Do të jem kritikues çdo herë kur mendoj që kam të drejtë, nga pozita e deputetit, pozitë apo opozitë qofsha, por nuk do kursejë lavdatat për vendimet e mira. Jemi zgjedhur të jemi me fytyrë kah qytetari.

    * Ministra e ministresha a e dini çka kërkon populli nga ju?

    – Mijëra qytetarë kanë nevojë për insulinë cilësore me çmim të ulët; mijëra të tjerë kanë nevojë të mos presin me muaj në radhë për operime, e në atë pritje të durojnë dhimbje të tmerrshme.

    – Vulën apostile me lëshu brenda ditës, e jo me udhëtu qytetarët dy ditë për Prishtinë, me shpenzime që shkojnë deri në 40€.

    – Aplikuesi për grante/subvencione ( bujku,fermeri, bletari etj) në qoftë se e ka harru ndonjë dokument me e bashkangjit në dosje kur ka apliku, mos me refuzu, por me thirr në telefon e mi thanë me plotësu dosjen.

    – Jepini shancë studentëve për regjistrim, mos të mbet askush jashtë, e kur pranohen, mos ju falni notat. Ata që s’janë për studime, largohen vetvetiu.

    – Punëtorët kanë nevojë për siguri në punë, e jo të vdesin duke u rrëzuar nga katet e larta të ndërtesave. Ndërkohë, rinia jonë punon 12 orë në ditë për tu paguar për 8 orë, me paga qesharake.

    – Gardianit nga Peja me ja dhanë mundësinë me punu ma afër shtëpisë së tij e jo në Podujevë ose në Mitrovicë e Prizren.

    – Taksistët kanë nevojë për vendparkime, e jo për gjoba.

    – Sporti kosovar ka nevojë për subvencionim, përndryshe do të kolapsojë.

    – Të pranohen në polici ata që kanë diplomë dhe tru, e jo ata që kanë këmbë të shpejta, apo familjarë të pushtetshëm.

    – Përderisa çdo ditë kemi vdekje në komunikacion, shtrëngoni kriteret e pajisjes me patentshofer.

    * Përndryshe nuk po na intereson sa herë takoni ambasadorë, as për videokonferencat e juaja, as për vizitat jashtë vendit. Kuptoni as nuk jemi tu e marr mundin mi hap linkun e këtyre lajmeve koti, kështu që veq po i maltretoni asistentat e këshilltarët me ju ba postime në fb, qe nuk ja u lexon kush.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Lajme06 Janar 2025
    I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi. Për...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori Mazllum Baraliu teksa ka folur për fushatën parazgjedhore, ka thënë se ndër vite Kosova është...
    Të tjera
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shprehur mllef ndaj disa prej banoreve për siç tha pretendojnë finalen pa bërë asgjë. Specifikisht ai përmendi Sarën duke thënë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi në Nju Jork të hënën që ta shtyjë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në...
    Kronika06 Janar 2025
    Sot policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të kësaj komune një person gjatë një ahengu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.