×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gazetares që po fotografonte djalin Vuçiqit në shoqëri me huliganë i rrëmbehet telefoni

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Gazetares së gazetës “Krik” të Beogradit, Bojana Pavlloviqit, mbrëmë rreth orës dhjetë një burrë “i panjohur” ia rrëmbeu telefonin derisa ajo po fotografonte djalin e presidentit të Serbisë, Danillo Vuçiqin, në shoqëri me huliganin e afërt me Klanin Kavaç. Kjo i ndodhi asaj në prani të policëve, të cilët ngjarjen e kishin vështruar pa reaguar.

    Siç raportohet, pas një debati, me lejen e Vidojeviqit, asaj i ishte kthyer telefoni, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net.

    Siç raportohet djali i presidentit po shikonte një ndeshje futbolli në shoqëri me huliganë, në qendër të Beogradit, para orës dhjetë të mbrëmjes.

    Vidojeviqi përballet me një proces gjyqësor për shkak të demolimit të klubit të natës “Komitet”, ndërsa në evidencë të policisë është i regjistruar si anëtar i klanit malazias Kavaç.

    Gazetarja kishte vënë re se përveç Vidojeviqit, në shoqëri me djalin e Vuçiqit ndodhej edhe Nemanja Sreqkoviq, i quajtur Kurta, një tjetër anëtar me zë i këtij grupi huliganësh.

    Gazetarja i kishte fotografuar përmes vitrinës përballë, shkruan Krik, transmeton Koha.net. Por nuk kishte mbetur e pavënë re. Atë e kishin ndalur ndërkohë tre persona, meshkuj, që i ishin prezantuar si persona zyrtarë. Edhe kjo kishte treguar librezën e gazetares, mewgjithatë i kishin thënë se duhej të shoqërohej në polici. Ndërkohë i kanë kërkuar të fshijë fotografitë, meqë “mund të kesh probleme”. Atyre u ishin bashkuar edhe dy persona, por që nuk dukeshin si policë.

    Gazetarja kishte treguar se është në detyrë dhe kishte kërkuar të thërriste redaktorin, por njëri nga shoqëruesit ia kishte rrëmbyer telefonin, ndërsa kishte refuzuar të sqaronte pse po vepronte kështu, meqë “jam civil”.

    Ndërkohë gazetares i ishin afruar Vidojeviqi e Sreqkoviqi (dy huliganët në zë), kurse Vidojeviqi kishte urdhëruar t’i kthehej telefoni.

    Krik ka kërkuar sqarime dhe masa nga Ministria e Brendshme për atë që i kishte ndodhur gazetares.

    Klanet Kavaç dhe Shkalar njihen për lidhjet me krimin dhe nëntokën ballkanike – vrasjet, lidhjet me policinë dhe kreun e shtetit, rikujton Koha.net.

    Marko Gjuriqi, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, rastin e ka cilësuar si “sulm” ndaj presidentit Vuçiq tani në prag të zgjedhjeve.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.