×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gazetaren e BBC e vrau “Legija”? Mediat britanike akuzojnë kriminelin serb që vrau Gjingjiç dhe Stamboliç

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Një person i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e gazetares së BBC, Jill Dando, ka një ngjashmëri të frikshme me vrasësin mizor të shërbimeve sekrete serbe, Milorad Ulemek, ka zbuluar një hetim i gazetës “The Mirror” të Londrës.

    Një person i paidentifikuar u kap nga kamerat e sigurisë në rrugën, që ka ndjekur vrasësi i shërbimeve sekrete serbe, pas vrasjes në 1999 të gazetares së BBC, pasi ajo apelonte për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve nga Kosova të shpërngulur nga masakrat e ushtrisë së Milloshevit në Kosovë, kur avionët e Britanisë dhe të NATO-s godisnin objektivat serb gjatë asaj fushate ajrore ushtarake.

    Nga hetimet, del se “Personi X” i dyshuar dhe i kapur nga kamerat e sigurisë ka ngjashmëri të madhe me vrasësin serb, i cili është duke vuajtur 40 vjet burg në burgun e Zabelas të qujatur Alkatrzi i Serbisë në afërsi të qytetit lindor të Prozarevacit. Vrasësi Ulemek është dënuar për vrasjen e ish- presidentit serb, Ivan Stambolic në 2000 dhe ish-kryeministrit Zoran Gjingjic në 2003-in.

    Ai njihet me nofkën Legija dhe është ushtaraku paramilitar më famëkeq, ndërkohë që grupet e të drejtave të njeirut thonë se njësia e tij, është përgjegjëse për disa nga mizoritë më të tmerrshme në luftrat jugosllave  të viteve ‘90. Gazetarja e BBC Jill Dandio, 37-vjeçare, është vrare nga afër përpara derës së shtëpisë së saj sapo ajo doli nga makina e saj BMË.

    Kanë kaluar 25 vite nga vdekja e saj dhe Policia Metropolitane thotë se hetimi për vrasjen e gazetares është joaktiv, por për vrasje të pazbuluara, hetimet kurrë nuk mbyllen dhe dedektivët do konsiderojnë çdo informacion të ri të ofruar. Sakaq, avokati i vrasësit serb, Ulemek, Aleksander Kovacevic, tha se klienti i tij nuk dëshironte të merrte pjesë, ku u pyet nëse ai e kishte vrarë gazetaren e BBC, Jill Dando, dhe shtoi se klienti i tij është informuar për rastin dhe se nuk është i interesuar për të marre pjesë në hetimet e reja./Top Channel

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.