×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati dy muaj pas fillimit të mësimit shumë nxënës pa libra

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Ndonëse po behën gati dy muaj pas fillimit të vitit shkollor edhe më tutje shumë nxënës neper shumë shkolla të Kosovës ende nuk kanë arritur të furnizohen me libra, ani pse ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar në vazhdimësi se ky vit i ri shkollor ka nisur pa shqetësimin e sigurimit të librave për nxënësit.

    Drejtori i Arsimit në Han të Elezit: Ende s’janë siguruar librat për të gjithë nxënësit

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hisni Luri në një prononcim për “Front Online” ka deklaruar se ende nxënësit po ballafaqohen me mungesë të librave.

    Luri tha se kjo komunë ende po përballët edhe me mungesë të librarive.

    Tutje, Luri thotë se ky vit i ri shkollor ka filluar me sfida për prindërit që kanë fëmijë.

    “Për të gjithë nxënësit ende nuk janë siguruar librat. Edhe prindërit e kanë përgjegjësinë se jo të gjithë janë të vetëdijesuar. Mbi 80% janë siguruar por ka ende nxënës pa libra. Hani i Elezit ende përballët me mungesë të librarive, se kur kanë ardhur librat në shkolla s’kanë pas interes librarit të ketë në qytet. Sfidë e vështirë për prindërit”, deklaroi Luri për “Front Online”.

    Drejtori i Arsimit në Vushtrri: 5 deri 7 ankesa janë regjistruar për çështjen e teksteve shkollore

    Njëjtë si Hani i Elezit, ka disa ankesa edhe nga komuna e Vushtrrisë për furnizimin e teksteve shkollore për nxënësit.

    Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Albanez Tahiraj ka deklaruar për “Front Online” se ka pranuar disa ankesa për çështjen e librave.

    Ai thotë se kjo po vjen si pasoj e problemeve me daljen e parave tek prindërit për subvencionim.

    “Rreth 5 deri 7 ankesa janë regjistruar për çështjen e teksteve shkollore që po kanë probleme deri tek dalja e mjeteve financiare në xhjirollogari”, ka deklaruar Tahiraj për “Front Online”.

    Drejtori i Arsimit në Klinë: Kemi vonesa me subvencionimi e prindërve për blerjen e librave

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu ka folur për “Front Online” lidhur me problemet që po përballen për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

    Sejdiu tha se në këtë vit të ri shkollor përveç furnizimit me libra e kanë pas edhe një sfide tjetër.

    “Në përgjithësi janë furnizuar por ka pas mungesa të vogla që disa nxënës nuk kanë pas tekste. Kemi probleme me subvencionimin e librave që s’po ju dalin mjetet prindërve, jemi drejtuar te MASHT-i, tash po presim përgjigje”, theksoi Sejdiu për “Front Online”.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënëseve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-Kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave, njëjtë veproi edhe këtë vit.

    Kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.

    Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.  / Front Online /

     

     

     

     

     

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Drejtori i Arsimit në Han të Elezit: Ende s’janë siguruar librat për të gjithë nxënësit Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit...
    Lajme19 Tetor 2024
    Sot do të hapet tenda “Jeto në errësirën time”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të hapet...
    Lajme19 Tetor 2024
    Në Paris është mbajtur dje Forumi i parë Ekonomik i Kosovës. Hapjen e këtij forumi e ka bërë kryeministri Albin Kurti, i...
    Të tjera
    Vip18 Tetor 2024
    Burim Vatovci djali i Agim Vatovci ka hyrë në BBVK. Ai me të hyrë ka paralajmëruar se do të bëj rrëmujë. Ndërsa edhe e...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sot se ka çështje për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nuk pajtohen,...
    Vip18 Tetor 2024
    Marigona dhe Robin Krasniqi sot janë bërë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan me një djalë duke kujtuar se epitetin...
    Sport18 Tetor 2024
    Ultramaratonisti amerikan dhe trajneri i yllit të MMA, David Goggins është nën kritika pasi ndau një video në të cilën një djalë...
    Vip18 Tetor 2024
    Gazetari Vullnet Krasniqi është bërë pjesë e BBVK-së. Ai tha se karakteristika e tij më e fortë është që ka një “vijë...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Franca qendrore dhe jugore po rikuperohej të premten nga përmbytjet që goditën zonat të enjten, pasi reshjet e dendura dhe lumenjtë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.