Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
Pavarësisht se Ligji për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 është në fuqi që nga muaji gusht, qytetarët e Kosovës nuk po e respektojnë atë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë se hënës në tërë vendin ka shqiptuar 1 mijë e 178 tiketa për qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.