×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gates mbron Kinën dhe OBSH-në, akuzat e shteteve i quan shpërqendrim

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Është shumë herët për të folur nëse Kina ka faj për shpërthimin e koronavirusit dhe përpjekja për të gjetur fajtorin në Kinë është thjesht “shpërqendrim”. Kështu mendon Bill Gates, i cili kritikoi disa gjëra “të pasakta dhe të padrejta” që janë thënë në lidhje me Partinë Komuniste kineze.

    Në një lidhje direkte me CNN, Gates deklaroi: “Kina ka bërë shumë gjëra ashtu siç duhet në fillim, ashtu si çdo vend ku ka dalë virusi ditët e para. Të gjitha shtetet mund të kthejnë kokën pas dhe të dallojnë sot se ku kanë gabuar. Për shembull, SHBA nuk e menaxhoi mirë situatën në krahasim me vendet e tjera, të cilat e minimizuan dëmin ekonomik. Por, nuk është koha për të folur për këtë gjë tani”.

    Gates shtoi: “Tani është koha për të testime, trajtime, vaksinë… Çdo gjë tjetër është shpërqendrim. Ka shumë gjëra të pasakta dhe të padrejta që janë thënë, por edhe për këtë nuk është koha që të flasim tani”.

    Bashkëthemeluesi i Microsoft mbrojti gjithashtu edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që është akuzuar se është treguar e butë me Kinën.

    “Pas disa kohësh, do të shohim se OBSH mund të kishte bërë më mirë disa gjëra, ashtu si çdo aktor tjetër në të gjithë këtë situatë. Por, puna e saj ka qenë fenomenale”, u shpreh Bill Gates.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.