×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët paralajmërojnë aksion para Qeverisë e mbyllje totale të lokaleve

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës të hënën do të organizojë një aksion para Qeverisë së Kosovës. ata po paralajmërojnë edhe mbyllje të lokaleve, nëse Qeveria e Kosovës nuk i shqyrton kërkesat e tyre për orarin e punës, subvencionimin e pagesave e qirave e po ashtu të shtyhen afatet për kthim të kredive.

    Pronarët e bizneseve kosovare po ankohen se vendimet e Qeverisë për kufizim të orarit të punës po i dëmtojnë.

    Për këtë, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka përpiluar disa kërkesa të cilat i ka drejtuar Qeverisë së Kosovës për shqyrtim.

    Megjithëse ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Qeveria, gastronomët të hënën do të organizojnë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

    Këtë për Express e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

    “Një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë tona do ta organizojmë të hënën më 27 korrik para Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Kllokoqi.

    Gastronomët kanë paralajmëruar veprime në kërkim të përkrahjes institucionale.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës se ky sektor është o goditur jo vetëm nga pandemia, por edhe nga mospërkrahja e shtetit.

    Sipas tyre, gastronomia është në prag të një krize dhe mbyllje të bizneseve.

    “Të lejohet puna me orar te rregullt dhe te merren masa ndaj bizneseve qe nuk respektojnë masat e kërkuara për parandalimin e përhapjes te virusit COVID-19, e jo te ndëshkohen mijëra biznese; Te rishikohet manuali dhe te behet i implementueshem ne praktike, duke zbatuar rregullin tashme te njohur globalisht, për ndarje te hapësirës, 8m2 për person; Te subvencionohet pjesa e qirave ne vlere 50%; Te subvencionohet pagat ne vlerën e pagës minimale te sektorit; Te shtyhet pagesa e obligimeve tatimore ne nivel qendror dhe lokal; Te krijohen lehtësira fiskale, përfshirë uljen e TVSH-se për HoReCa nga 18% ne 8%; Te mundësohet ri programim i kredive me greis periudhe 1 vjeçare”, janë kërkesat që gastronomët kanë për Qeverinë.

    Gastronomët kanë paralajmëruar edhe mbylljen simbolike të lokaleve të hënën më 27 korrik, por nëse nuk iu plotësohen kërkesat, ata thonë se do t;i mbyllin lokalet në tërësi.

    “Nëse nuk kemi veprime institucionale me vendime konkrete, ne përkrahje te sektorit dhe shqyrtim serioz te kërkesave tona, atëherë ne do te fillojmë me veprime konkrete, duke filluar me mbylljen simbolike të të gjitha lokaleve, te hënën me 27 Korrik nga ora 12:00. Nëse nuk kemi veprime edhe më tutje, ne do te detyrohemi t’i mbyllim lokalet ne tërësi”, kanë deklaruar gastronomët.

    Qeveria e Kosovës në masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 ka marrë vendimin që sektori i gastronomisë të punojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

    Po ashtu, lokalet janë të obliguara të krijojnë hapësirë të mjaftueshme për mbajtjen e distancës fizike, e të jenë të furnizuara me dezinfektues.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.