×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomë i reagojnë ministrit Zemaj pasi tha se duhet të ndalohen grumbullimet

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, pas të shtunën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se urgjentisht duhet të ndalen të gjitha format e organizimit ku ka turma njerëzish, kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit.

    Të njëjtit madje kanë publikuar disa imazhe ku thonë se sektori i hotelierisë po zbaton masat, anipse kanë qenë më të atakuarit ekonomikisht dhe seminaret sipas tyre janë shpresa e tyre e fundit për rimëkëmbje.

    Reagimi i plotë:

    Ditën e Shtunë morëm lajmin nga Ministri i Shëndetësisë Z. Armend Zemaj, se duhet të ndalen urgjentisht të gjitha format e organizimit ku ka grumbullime njerëzish për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.

    Me anë të Qarkores Informative nr. 01/2020 obligohen të gjitha institucionet qendrore dhe lokale që të ndalohen të gjitha grumbullimet publike, seminaret dhe punëtoritë.
    Pasi që afarizmi i hoteleve lidhet shumë me këto veprimtari të institucioneve qendrore dhe lokale, dhe përderisa të gjithë obligohemi t’i respektojmë Vendimet e Qeverisë dhe i bashkohemi luftës kundër COVID-19, ky vendim nuk merr parasysh se të gjitha masat e sigurisë janë ndërmarrë dhe respektuar gjatë mbajtjes së këtyre aktiviteteve.

    Sektori i Hotelierisë së Kosovës ka reaguar ndaj kësaj mase dhe ka publikuar foto ku shihet qartë se të gjitha masat janë marrë dhe respektuar si p.sh., shihet distanca prej 2 metra, matja e temperaturës para se pjesëmarrësit të futen në sallë, dezinfektimi i duarve, dhe gjithsesi te mbahet maska gjatë gjithë kohës së qëndrimit në objekt.

    Gjatë luftës kundër virusit COVID-19, në rend të fundit duhet të ndalohet puna, pasi që me ndalimin e punës ndalohet edhe zhvillimi ekonomik dhe përparimi i shetetit.

    Përderisa në vendet fqinje ndalohen grumbullimet të cilat nuk kanë qëllime pune, në Kosovë ndalohen seminaret dhe punëtoritë, të cilat po menaxhohen me shumë kujdes.

    Sektori i hotelierisë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ka qenë më i atakuari ekonomikisht dhe seminaret janë shpresa e tyre e fundit për rimëkëmbje.
    Shkatërrimi i bizneseve për shkak të vendimeve pa hulumtim mbrapa dhe me arsye për luftën kundër COVID-19, është i pa kuptueshëm dhe duhet të evitohet e ndalohet urgjentisht.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.