×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Putini e vërtetoi se rusët s’mendojnë për serbët, por për vete

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Presidenti i Federatës së Rusisë, ka dhënë një intervistë për televizionin rus “Russia 1”, në të cilën ndër të tjera ka komentuar edhe hyrjen e papritur të forcave ruse në Kosovë më 11 qershor të vitit 1999.

    Citate të kësaj interviste, kanë sjellë shumë medie në rajon, duke nënvizuar mendimet e Putinit, që në atë kohë, siç ka deklaruar vet ka qenë Sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

    “Mund të flas sesi ka ardhur (vendimi për marrjen e aeroportit). Atëherë kam qenë Sekretar i Këhsillit të Sigurisë. Mu afrua kreu i Shtabit të Përgjithshëm, atëherë gjeneral Kvashnjini, dhe më tha se ekziston ideja që të merret ky aeroport. Në pyetjen ‘Pse’, u përgjigj se, është e qartë se një ditë do të shkojmë,porse do të kemi për çfarë të negociojmë. Kështu që, i thashë: nëse e shihni të arsyeshme, ashtu edhe veproni”, ka deklaruar Putini në intervistë lidhur me hyrjen e forcave ruse, jashtë marrëveshjes me partnerët perëndimorë në Kosovë.

    Lidhur me këtë ka folur profesori universitar, Ibrahim Gashi.

    Në një prononcim për KosovaPress, Gashi ka thënë se Putini e pranoi vet se hyrja e kontigjentit rus në Aeroportin e Prishtinës më 11 qershor 1999 ishte bërë për interesa kryekëput të Rusisë dhe në asnjë mënyrë të mbrojtjes së serbëve lokalë.

    “Ajo se çfarë deklaroi Putini, dëshmon qartë se, Rusia kurrë nuk ka menduar për serbët, as të Kosovës e as të ndonjë pjese tjetër. Ajo ka kalkuluar dhe vazhdon të kalkulojë vetëm për interesa të saj. Ai për dallim prej NATO-s, intervenimin në Kosovë e ka parë nga këndvështrimi i pozicionimit gjeostrategjik të Rusisë. Ta rrisë çmimin e ndonjë pjese diku më afër Rusisë, dhe pastaj të largohet nga Aeroporti i Prishtinës”, ka deklaruar Gashi.

    Më 11 qershor të vitit 1999, rusët hynë në Kosovë, pak orë para se të hynte NATO në Kosovë, gjë që shënoi çlirimin e Kosovës, pas bombardimit 79 ditësh në aparatin gjenocidial të Serbisë. Të nesërmen, në Aeroportin e Prishtinës, ku ishin pozicionuar rusët, për pak sa nuk ndodhi konflikti i armatosur mes tyre dhe britanikëve. Ish-Gjenerali amerikan i NATO-s, Uesli Klark pati thënë se ai ishte i gatshëm që me forcë t’i detyronte rusët që të largohen nga Aeroporti, porse kësaj iu kishte shmangur Gjenerali britanik Majk Xhekson, i cili ishte komandant i KFOR-it.

    Kontigjenti i trupave ruse nga Kosova është tërhequr përfundimisht në korrik të vitit 2003. Qëndrimi 4 vjeçar i tyre në Kosovë shënoi shumë skandale, që nga vrasja e tre serbëve në afër Gjilanit, përpjekja për rrëmbim të femrave në lokale nate dhe shumë incidente të tjera.

    Shumica shqiptare në Kosovë asnjëherë nuk i mirëpriti, përkundrazi protestoi në të gjitha lokalitetet ku rusët operonin në kuadër të misionit të KFOR-it.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Shefja e inteligjencës shqiptare, kosovarja Vlora Hyseni ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me John Ratcliffe, drejtorin e...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 4 qershor, duke shënuar kështu përpjekjen...
    Lajme02 Qershor 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori deri më 30 korrik do të furnizojë bizneset e mëdha që kanë...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu i ka quajtur “sulme seksiste” deklaratat e opozitës për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar të hënën se Mbretëria e Bashkuar do të vendoset në një “pozitë lufte”, duke shpallur një...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy shtetas serbë janë shoqëruar në stacionin policor pasi kaluan ilegalisht kufirin në rrugën Stublinë-Dobërqan. Me vendim të gjykatës, atyre u janë...
    Lajme02 Qershor 2025
    Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka pranuar pjesërisht një kërkesë të Prokurorisë...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve në kohë konflikti, duke deklaruar se siguria e tyre...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, hapi edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke vënë në pah rolin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.