Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska, vizitën e punës në Berlin e filloi me takim me Anna Lührmann, Ministre e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve si në planin politik, ekonomik dhe më gjerë shoqëror, si dhe mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme gjermane për integrimet tona evropiane.
“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë në fusha me interes të përbashkët. Gjermania mbetet një partner dhe aleat kryesor në realizimin e objektivave dhe prioriteteve tona strategjike dhe se procesi i bashkimit të Evropës në një kohë të polarizimit ekstrem global nuk ka alternativë tjetër”, thuhet në njoftim.