Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit të hyjnë në votim edhe çështjet që kanë mbetur pa u votuar.
“Pas votimit të Avokatit të Popullit, kërkoj të hyjmë në votim për çështjet që kanë mbetur në seancat e kaluara në prioritet për projektiligjin e rimëkëmbjes ekonomike”, tha Gashi në seancën që po mbahet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Por, Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se nëse nuk i kanë votat, atëherë le të tërhiqen.
“Këtë mos ta bëni për të na lodhur, por kur t’i kanë votat le ta kërkojnë. Nëse i keni votat provoni, përndryshe tërhiquni. Nëse nuk e keni për test, por e keni për herë të fundit, atëherë shkrepeni më”, tha Selimi.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1723340547842603/