
Këshilltari politik i kryeministrit ne detyrë, Albin Kurti, Shkelzen Gashi ka njoftuar se është anuluar ftesa ndaj tij që të paraqitet në polici si i dyshuar pasi në rrjetet sociale përmes një shkrimi kishte bërë thirrje për rezistencë, raporton Front Online.
Gashi ka thënë sot se pasi ishte ftuar si i dyshuar për kanosje, më pas ishte kontaktuar nga kabineti i Kryeprokurorit të cilët kishin vendosur se postimi i tij në rrjetet sociale nuk paraqet kurrfarë vepre penale, raporton Front Online.
“Më kanë kërkuar që dje të paraqitem menjëherë në polici. Mirëpo për shkak se kisha takime zyrtare nuk kisha mundësi të paraqitem. Më pas u kontaktova nga kabineti i kryeprokurorit dhe kishin vendosur që postimi im nuk paraqet kurrfarë vepre penale”, ka thënë Gashi.
Ai ka bërë thirrje tek organet përgjegjëse qe të marrin masa ndaj policit që e kishte ftuar atë bashkë me prokuroren e rastit.
“Unë jam i informuar që Këshilli i Evropës për drejta të njeriut ka bërë investime se si duhet të trajtohen rastet e lirisë së shprehjes, e që për fat të keq nuk paska pasur sukses”, tha Gashi.
Këshillëtari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi ishte ftuar dje për intervistim nga policia e Kosovës në cilësinë e të dyshuarit për kanosje, specifikisht nën dyshimin se në rrjetin e tij social kishte bërë thirrje për rezistencë. /Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/157425212361788/