Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar sërish, për grantet nga 100 mijë eurosh që Ministria e Bujqësisë ia dha Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe dajës së saj, Sylejman Islami.
Ajo përmes një shkrimi në “Facebook”, ka ironizuar me deputetën e Vv-së.
“Po thotë vëllau Blerimi o dajë Sylejmani, lum na për Fitoren me pare na bani…”, ka shkruar Musliu duke ju referuar rasteve të fundit me subvensione.