Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë.
Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.