Është arrestuar i dyshuari i dytë për një rast të dhunimit që ka ndodhur më 2 prill në Fushë Kosovë.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“DHUNIM- Fushë Kosovë 02.04.2023 – Pas hetimeve të detajuara, me datë 11.06.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”