×
  • Lajme
  • Lajme

    Furgoni i Postës së Serbisë nuk lejohet të futet në Kosovë

    FrontOnline
    06 Gusht 2024

    Një furgon i Postës së Serbisë nuk është lejuar sot të futet në Kosovë.

    Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani.

    Elshani tha se ndalesa është bërë për shkak se nuk ka pasur licencë.

    “Njësiti kufitar e kanë pyetur shoferin për licencë dhe pyetje të tjera dhe i njëjti është kthyer prapa”, tha ai për Klankosova.tv

    Elshani njoftoi se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Jarinje.

    Ditën e djeshme policia i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë, në katër komunat veriore.

    Aksioni është realizuar duke u bazuar në informacionet e ARKEP-it (Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare), se kjo postë nuk posedonte licencë të operimit.

    Aksione të tilla në veri janë zhvilluar edhe për disa pompa të derivateve dhe Bankës Postare të Kursimeve, që kishte shpërndarë kundërligjshëm pagat dhe pensionet në dinarë.

    Kjo për shkak që sipas rregullores së re të BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt e njeh si valutë të vetme të pagesave EURON.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Vip15 Janar 2025
    Ofendimet ndaj Gjestit siç shihet nuk janë ndalur në Big Brother VIP Albania 4. Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi...
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.