×
  • Opinione
  • Opinione

    Fundi i një tradite politike krijuar nga berishizmi

    Mero Baze
    10 Mars 2024

    Shkruan Mero Baze:

    Ka një detaj nga takimi i sotëm në Shkodër i kryeministrit Rama me bashkiakët e Shqipërisë, që tregon se berishizmi tani është bezdi dhe për berishistët. Në takim morën pjesë të pesë kryetarët e bashkive të opozitës që garuan nën logon Berisha- Meta më 14 maj të vitit të kaluar.

    E di që për një vend normal ky nuk është kurrë lajm, pasi një takim i thirrur nga kryeministri nuk ka pse refuzohet.

    Por për Berishën kjo ka qenë gjithë jetën një standard për ta refuzuar qeverinë.

    Në vitin 2015 u bë lajm se kryebashkiaku i Përmetit, i sapozgjedhur në atë kohë, shkoi në takim me kryeministrin dhe e masakruan, aq sa ai shmangu në të ardhmen shkuarjen në takimet e thirrura nga kryeministri.

    Berisha ka qenë ideator i krijimit të një shoqate alternative bashkish të opozitës, e cila falë tij ka funksionuar gjithë kohën në Shqipëri, duke pasur dy shoqata, njëra ajo zyrtarja, dhe tjetra që drejtohej nga bashkiakë të opozitës.

    Më 2019, falë bojkotit idiot të opozitës, ajo shoqatë humbi funksionin e saj dhe u ribashkua me shoqatën normale.

    Pas zgjedhjeve të 14 majit, Berisha ndërmori përsëri iniciativë që të rikrijojë shoqatën me këta pesë bashkiakët e vet. Të vendosur në siklet, njëri tha kam babain sëmurë, njëri se kam marrë njoftimin, tre të tjerë shkuan dhe bënë sikur krijuan përsëri një shoqatë. Por e lanë me aq.

    Pas asaj duket që dhe ata nuk kishin më fuqi të vazhdonin marrëzinë e përçarjes së Berishës, duke krijuar një çetë me pesë vetë kundër bashkëpunimit me qeverinë.

    Për më tepër të pesë bashkitë që ka fituar Berisha janë bashki të vogla, përveç asaj të Kavajës, të varfra dhe të pashpresa, pa ndihmën e qeverisë. Fushe Arrëzi, Mirdita Memaliaj dhe Puka, janë bashki që mbahen vetëm nga ndonjë grant i qeverisë. Kavaja, e cila ka më shumë mundësi, është dhe më e falimentuar se këto, falë keqmenaxhimit të bashkisë.

    Kështu që vendimi i tyre për të shkuar në takim me kryeministrin ka më shumë bazë logjike, se sa traditë politike. Ata e kanë të detyrueshëm bashkëpunimin me qeverinë, për më tepër me një kryeministër që e ka atraksion shkeljen e kufirit politik.

    Por e gjithë kjo është normale dhe nuk do t’ia vlente të shkruanim për këtë çështje, sikur të mos shënonte fundin e një tradite berishiste në bashkëpunimin mes bashkive dhe qeverisë.

    Ai e di si duron aty majë penxheres duke i pare të zgjedhurit e vet në një tryezë me Edi Ramën. Por e di që nuk ka fuqi t’i ndalë dhe hesht. Është nga ato rastet kur e kupton që ka më shumë rendësi të duket sikur nuk ka humbur, se sa të ankohet pse po e braktisin.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.