×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fshati Dobrosht, vatër e re e koronavirusit në Tetovë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Komuna e Tearcës, vatër e përhapjes së koronavirusit në rajonin e Tetovës. Tre rastet e fundit, kanë çuar në 59 numrin e të infektuarve ndërsa katër mbetet numri i kllasterëve. Vatër e re shfaqet në fshatin Dobrosht, ku numri i të infektuarve është shtuar dukshëm.

    Na është paraqitur një situatë krejtësisht tjetër tani në fshatin Dobrosht i cili është shndërruar në vatër për përhapjen e virusit korona. Vendosëm që këtë kampanjë ta përhapim edhe në vendbanimet tjera duke aktivizuar gjitha institucionet dhe autoritetet lokale që të kontribuojnë në interes shoqëror”-tha Salajdin Zeqiri, kryetar i shtabit të krizës.

    Nga SPB-ja e Tetovës thonë për Alsat se stacioni policor në këtë komunë shënon numrin më të madh të dënimeve për mos mbajtje të maskave.

    Gjatë vikendit, SPB Tetovë ka regjistruar 31 shkelje të rregullores së posaçme ku sipas nenit 6, janë dënuar 31 person për mos mbajtje të maskave mbrojtëse nga ky virus. Mund të them se mund të shtohen kontrollet ndaj personave në fjalë që të mos qarkullojnë apo lëvizin, me qëllim të mos përhapjes së këtij virusi”-pohoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

    Në komunën e Tearcës 110 persona janë në izolim, 35 raste aktive me koronavirus ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara...
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse politika aktuale me energji...
    Lajme16 Gusht 2025
    Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes. Sipas gjendjes së...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik. Në një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe vartësit e tij se po...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, në një postim në rrjetet sociale, u është drejtuar qytetarëve të kësaj komune që jetojnë jashtë vendit,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.