×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Frika nga pandemia, diaspora solli në Kosovë mbi 606 milionë euro për tetë muaj

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan mjaftë para në shtetin e tyre.

    Për shkak të pandemisë COVID-19, gjatë këtij viti bashkatdhetarët nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë sikurse në të kaluarën. Mirëpo, pavarësisht kësaj ata janë përkujdesur që të sjellin mjaftë para në Kosovë, duke e vërtetuar edhe një herë që investojnë në vendin e tyre.

    Nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kanë bërë të ditur se nga janari deri në muajin gusht të këtij viti, mërgata ka dërguar plotë 606.5 milionë euro.
    Sipas BQK-së, këtë vit remitencat nga mërgata kanë qenë për 53.4 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

    “Në periudhën janar-gusht 2020, vlera e remitencave arriti në shumën prej 606.5 milionë euro. Kjo vlerë është për 53.4 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku remitencat ishin 553.1 milionë euro. Referuar shumës prej 606.5 milionë, 88.8 milionë euro u dërguan përmes bankave komerciale, 433.2 milionë euro u dërguan përmes agjencive për transferim të mjeteve si (Ëestern Union, MoneyGram Kosovë, e të ngjashëm). Gjithashtu, 84.5 milionë euro u dërguan përmes kanalit joformal (p.sh. bartje e parave në xhepa)”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për lajmi.net

    Po ashtu BQK-ja ka bërë të ditur se më së shumti para janë dërguar nga Gjermania, Zvicra, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

    “Sa i përket shteteve prej nga dërgohen më së shumti remitenca, prijnë ato gjermanofolëse (Gjermania, Zvicra, Austria), pastaj SHBA-ja dhe Franca”, kanë bërë të ditur për lajmi.net nga BQK-ja.

    Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, më së shumti para janë dërguar në muajin maj.

    Në maj të këtij vitit, diaspora kishte dërguar në Kosovë plotë 104 milionë dhe në muajin korrik 92.3 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.