×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Demaj thotë se Mehmet Kraja ia huq me deklaratat e tij: Ka luftë speciale me motive politike

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Historiani Frashër Demaj ka thën se për kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja, se ia ka huq me deklaratat e tij në lidhje me Projektin e Historisë së Përbashkët të CDRSEE-së.

    Kraja në një emision televiziv kishte thënë se në vitin 2005 ka qenë një grup i historianëve që kanë bërë korrigjime, ku pushtuesi serb është zëvendësuar me pushtetin serb, shkruan Front Online.

    “Në vitin 2005 ka qenë një grup i historianëve që kanë ndërhyrë, kanë bërë korrigjime, ku pushtuesi serb është zëvendësuar me pushtetin serb. Të luftosh kundër pushteti Lufton gjithkush, të luftosh kundër pushtuesit është krejt tjetër çka”, ka thënë Kraja.

    Por për këtë, Demaj tha se Kraja ia ka huq me këto deklarime, pasi sipas tij, ka luftë speciale me motive politike.

    “Kjo është luftë speciale, pas i kemi zgjedhjet në akademi, dhe është luftë speciale me motive politike. Zoti kraja ja huq fort me këto deklarime, sepse e ngatërron, sepse kanë qenë dy komisione. Një shtetas ose një popull e pushton një territori pastaj e vendos pushtetin e tij. Serbia na ka pushtuar prej 1913 deri 1999, masi na ka pushtu e ka vendos pushtetin e vet në Kosovë. Atëherë çka ka këtu diskutabile”, tha Demaj në Debat Plus./Front Online/

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Më 29 gusht është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tani 2 mijë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përsëritur se Serbia favorizohet dukshëm në procesin e Brukselit. Siç tha ai, në dialog ka standarde...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Ajo është takuar edhe...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.