×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca suspendon 3000 punonjës shëndetësorë që s’e morën vaksinën

    FrontOnline
    16 Shtator 2021

    Rreth 3000 punonjës shëndetësorë në Francë janë suspenduar nga puna sepse nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

    Një vendim i ri, i cili hyri në fuqi të mërkurën, e bëri vaksinimin të detyrueshëm për stafin e shërbimit të kujdesit shëndetësor, shtëpisë së kujdesit dhe të zjarrit, i cili përbën 2.7 milionë njerëz, njofton Klan Kosova.

    Por, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha të enjten se “shumica e suspendimeve janë të përkohshme”.

    Shumica prej tyre tani janë dakord që të marrin dozën sepse “ata po e shohin se vaksinimi është një realitet”, tha ai, shkruan BBC.

    Vendimi vlen për të gjithë doktorët, infermierët, stafin në zyrë dhe vullnetarët.

    Presidenti Emmanuel Macron njoftoi së pari punëtorët për ndryshimin e rregullit më 12 korrik, duke i paralajmëruar ata se do t’iu nevojitet të merrnin të paktën një dozë deri më 15 shtator ose të jepnin dorëheqjen nga puna e tyre.

    “Unë jam i vetëdijshëm për atë që po kërkoj nga ju dhe e di që ju jeni gati për këtë angazhim, në njëfarë mënyre kjo është detyrë e juaj”, kishte thënë atë kohë Macron.

    Pas njoftimit të presidentit, Doctolib, uebfaqja që njerëzit përdorin për të caktuar terminë për marrjen e dozave të vaksinës, ra pasi shumë njerëz tentuan të kyçen aty.

    Por tash edhe pse vendimi mbetet në fuqi, mijëra persona ende refuzojnë të marrin vaksinën dhe ka frikë se do të ketë ndërprerje në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

    Në vetëm një spital në Nice në Francën jugore, për shembull, pothuajse 450 punëtorë janë suspenduar – duke shkaktuar protesta jashtë ndërtesës.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.