×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca ndalon dërgimin e arm*ëve në Izrael, Macron: “Libani nuk mund të bëhet Gaza e re”

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gaza kundër Hamasit.

    “Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike dhe të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë”, tha Macron.

    “Franca nuk po dërgon armë”, shtoi ai.
    Bëhet e ditur se Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e pajisjeve ushtarake arritën deri në 33 milionë dollarë, sipas raportit vjetor për eksportin e armëve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

    SHBA-ja ndërkaq, i kishte dërguar armë Izraelit vitin e kaluar në vlerë prej 3 miliardë dollarësh, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Në shtator, Britania e Madhe njoftoi për pezullimin e eksporteve të armëve për Izraelin, duke u thirrur në “rreziqe reale” se ato armë mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.

    Macron përsëriti shqetësimin e tij mbi konfliktin në Gaza që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura që palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

    “Mendoj se ne nuk po dëgjohemi. Mendoj se është gabim, përfshirë edhe për sigurinë e Izraelit”, tha ai, duke shtuar se konflikti po çon në “urrejtje”.

    Ai gjithashtu foli edhe për përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut duke e cilësuar si “prioritet”.

    “Libani nuk mund të bëhet Gaza e re”, tha lideri francez.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demokratja Kamala Harris dhe republikani...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën javën e ardhshme. Ai do të jetë në Shqipëri me...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili, i akuzuar për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve...
    Të tjera
    Sport05 Tetor 2024
    Sulmuesi Muharrem Jashari është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit. Kosova më 12 tetor do të luajë në udhëtim...
    Lajme05 Tetor 2024
    Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ka qenë cak i një sulmi nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së. Nga SHSKUK...
    Lajme05 Tetor 2024
    Një person, rreth 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugë n “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Rastin për Front Online, e ka...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë që ka zhvilluar me Blerta Kllokoqi-Rugovën, ka pyetur këtë të fundit nëse ka ambicie...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, dhe ai britanik Jonathan Hargreaves janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit të quajtur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ia “ka lidhur këmbët” Kosovës me marrëveshjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.