×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca heq maskat dhe orën policore

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Franca do të shfuqizojë detyrimin për veshje të maskës në ambiente të jashtme dhe do të heqë orën policore, e cila zgjat tash e tetë muaj, si masë për frenimin e coronavirusit. Vendimi për maskën vlen nga nesër, ndërsa për orën policore nga e diela.

    Kryeministri Jean Castex tha se situata në Francë është duke u përmirësuar shumë më shpejt sesa pritej dhe se francezët janë duke përjetuar “një kthim në jetën normale”.

    Castex tha se është “lajm shumë i mire” që ora policore do të hiqet 10 ditë më herët sesa planifikohej. Veshja e maskës do të mbetet e detyrueshme vetëm në vende të mbushura me njerëz, të tilla si tregjet në rrugë dhe stadiumet, tha ai.

    Franca, javëve të fundit, është duke regjistruar mesatarisht 3,900 raste me coronavirus në ditë. Në kulmin e muajve mars dhe prill, ky vend ka regjistruar mbi 35,000 raste të reja në ditë.

    Mbi 58% e popullsisë së rritur të Francës ka marrë së paku një dozë të vaksinës kundër virusit. Të martën, vaksinimi është hapur edhe për fëmijët e moshave 12-18 vjeç.

    Franca ka regjistruar gjithsej 110,563 viktima nga coronavirusi – një nga shifrat më të larta në Evropë.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.