×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca buzë formimit të Qeverisë së re

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri Michel Barnier pritet ta paraqesë kabinetin e tij para presidentit Emmanuel Macron.

    Macroni e emëroi Barnierin kryeministër të vendit para dy javëve.

    Barnier, ish-kryenegociator i BE-së për Brexit-in, ka hasur në vështirësi për ta formuar Qeverinë e re, për shkak të dallimeve të mëdha mes partive politike.

    Zgjedhjet e parakohshme të thirrura nga Macroni në korrik nuk dhanë fitues të qartë, i cili do të mundë ta formonte Qeverinë e re vetë, duke e lënë Francën në duart e një qeverie të përkohshme.

    Tani i takon Macronit ta miratojë kabinetin e Barnierit.

    BFM TV raportoi se Barnier e ka propozuar konservatorin Bruno Retailleu për ministër të Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot për ministër të Jashtëm.

    Sebastien Lecornu do ta mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, sipas BFM TV, derisa ligjvënësi 33-vjeçar, Antoine Armand do ta marrë një post të lartë, të paspecifikuar, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

    Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it.

    Ai ka qenë nën trysni për ta formuar Qeverinë e re pasi deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025./REL

     

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresidenten Kamala Harris në mënyrë disi më të favorshme se sa në korrik,...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka treguar se për herë të pestë, pas më shumë se dy...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Bilall Dragusha është njëri nga hetuesit që biznesmeni Feim Pulaj në një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi e ka përmendur si pjesë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka nisur fushatën se nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa përfshirjen kuptimplotë dhe...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO-s, që kanë arritur mbrëmë në Kosovë, kanë filluar sot me stërvitjet për të testuar procedurat...
    Lajme19 Shtator 2024
    Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi. Këtë për media e ka...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, tha se Kosova është histori e mbyllur dhe se ajo që u shpëtua në luftë humbi në paqe....
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.