×
  • Lajme
  • Lajme

    FP: Akuzat për krime ndaj liderit të Kosovës për dialog nuk i përshtaten Trumpit

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Sipas Forgein Policy, akuzat për krime lufte me të cilat është ngarkuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një propozim-aktakuze nga Gjykata Speciale, nuk i përshtaten presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    Sipas një shkrimi të botuar dje, FP thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke kaluar një javë të mirë.

    Vikendin e kaluar, partia e tij shënoi fitore në Serbi. Këtë të shtune ai do të merrte pjesë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të paqes me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por samiti u anulua ende pa filluar për shkak se Gjykata Speciale u deklarua të mërkurën se Thaçi akuzohet për krime lufte. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do ta merrte vendin e tij, por të enjten deklaroi se edhe ai do ta anulojë takimin.

    Vëzhguesit nga të dyja anët e Atlantikut duket se janë liruar pas dështimit të Amerikës në drejtimin e bisedimeve, të cilët frikoheshin se ato do të bënin më shumë dëm se sa mirë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dashur ta forcojë imazhin e tij në arritjen e një marrëveshje të nxituar mes dy vendeve.

    I dërguari i Tumpit për udhëheqjen e dialogut, Richard Grenell, e ka quajtur takimin e së dielës takim historik, por më vonë ai tha se do të fokusohen në çështjet ekonomike, të krijojnë më shumë vende pune, t’i forcojnë lidhjet mes dyja vendeve, ndërsa bisedimet me gjemba për pavarësinë e Kosovës nga Serbia do t’i liheshin Bashkimit Evropian, shkruan Foreign Policy, transmeton KOHA.

    “Vuçiqi kurrë nuk ishte i interesuar për zgjidhje. Ai ishte i interesuar të fliste për të, sepse ajo ishte çfarë ai në thelb e ofronte”, tha Florian Bieber profesor i Universitetit në Graz.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol vendimtar në rrëzimin e qeverisë së Kosovës në mars, derisa frustrimi i Grenellit ishte rritur me kokëfortësinë e ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili i kishte rezistuar presionit të SHBA-së.

    Kosova është përshkruar si vendi më pro-amerikan në tokë, pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, duke ia mundësuar Kosovës të ndahet nga Serbia e pastaj ta shpallë pavarësinë e saj në vitin 2008. Serbia ka refuzuar ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

    Politika e Kosovës është vënë në kaos pas akuzës kundër presidentit i cili ishte një ndër komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga shtyllat kryesore të politikës në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Derisa akuzat ende nuk janë konfirmuar, Gjykata mori një hap të pazakonshëm duke deklaruar të mërkurën për akuzat ndaj Thaçit, për shkak se siç thanë atë, përpjekjeve të Thaçit për ta minuar punën e Zyrës së Prokurorit Special në Kosovë.

    Thaçi është mbështetësi kyç i Hotit, i cili ka shërbyer si kryeministër për vetëm tri javë, kështu që largimi i Thaçit mund të çojë në zgjedhje të reja. “Unë dyshoj që Qeveria Hoti do të mund të mbijetojë për një kohë të gjatë në rrethana të tilla”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.