Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.
E pranë varrit të Astrit Deharit për të bërë homazhe ka shkuar edhe vajza e tij, e cila asnjëherë nuk mundi që ta takojë babin.
Kurse, babi i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.
Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton: “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak.
Ndërsa në Prizren, do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej.

Të tjera
-
17:57 | 24 Shkurt 2021
-
17:56 | 24 Shkurt 2021
-
17:55 | 24 Shkurt 2021
-
17:52 | 24 Shkurt 2021
-
17:48 | 24 Shkurt 2021
-
17:45 | 24 Shkurt 2021
-
17:44 | 24 Shkurt 2021
-
17:41 | 24 Shkurt 2021
-
17:38 | 24 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniEuropa përfshihet nga tërmetet17:26 | 24 Shkurt 2021
-
17:24 | 24 Shkurt 2021
-
17:23 | 24 Shkurt 2021