×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Foshnjat e porsalindura tani kanë pak shanse për të mbijetuar në Gaza

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Shanset që një foshnjë e porsalindur të mbijetojë në Gaza tani janë të vogla.

    Në repartin e kequshqyerjes në spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore, foshnjat vetëm disa ditëshe dhe shpesh të lindura para kohe, luftojnë për jetën e tyre.

    Nënat janë aq të kequshqyera sa nuk mund të ushqehen me gji, dhe kështu foshnjat po vdesin nga uria, sepse nuk mund të marrin ushqimin jetik për të cilin kanë nevojë të porsalindurit.

    “Brenda dy javësh, ne zbuluam më shumë se 250 pacientë me kequshqyerje”, tha Dr Hassam Abu Safah, drejtori i spitalit, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    “E gjitha kjo u zbulua në një spital, spitalin tonë, që do të thotë se numri ka shumë të ngjarë të rritet në ditët në vijim. Ne i kërkojmë botës të lejojë hyrjen e ushqimit dhe hyrjen e ujit të pastër.”

    Sky News, raportoi se trupi i një foshnjeje nuk ia doli, u shtri në një inkubator spitali, në pritje të varrimit. Ajo lindi dy muaj para kohe, sepse nëna e saj ishte shumë e rraskapitur.

    Trupi i saj i vogël tani u mbështjellë me një qefin jeshil.

    Një tjetër, u raportua se luftonte për çdo frymëmarrje, kockat e brinjëve të ekspozuar ngriheshin lart e poshtë me pak forcë që ajo ka për të vazhduar të jetojë.

    Kalimi kufitar Rafah me Egjiptin mbetet i mbyllur për shkak se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vazhdojnë të pushtojnë dhe operojnë në tokën përreth.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Për më shumë se 50 vjet, sa herë që Franca zhvillonte zgjedhje parlamentare, votuesit do të dinin të nesërmen në mëngjes se...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti i Liberisë, Joseph Boakai ka njoftuar se do të ulë pagën e tij për 40 për qind. Zyra e tij tha...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në...
    Sport08 Korrik 2024
    Mund ta kishit marrë me mend lehtë – Kylian Mbappe është emëruar si lojtari më i shpejtë në Euro 2024. Mbappe ka...
    Sport08 Korrik 2024
    Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago Fire pas dy vitesh e gjysmë. Ylli shqiptar ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në...
    Lajme08 Korrik 2024
    Serbia e do Asociacionin, Kosova njohjen ‘de facto’. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ka mbetur pa u zbatuar. Kryenegociatorët Besnik Bislimi e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Burrit të cilit vrau gruan më sëpatë në kryeqytet, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim. Vendimi i Gjykatës Themelore në...
    Lajme08 Korrik 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar drejtësi për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, tre vëllezërit që e kishin lënë SHBA-në për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.