Mirëpo ky organizim është shtyrë deri në muajin maj, për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe organizatorët kanë thënë se fokusi do të jetë në rimodelim të ekonomisë botërore pas krizës së shkaktuar nga pandemia, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.
Fillimisht ishte planifikuar që Forumi të zhvillohej në një tjetër qytet zviceran, mirëpo situata me pandeminë ka shtyrë organizatorët të bartin ngjarjen në një shtet krejt tjetër.
“Ndryshimi i lokacionit reflekton prioritetet e Forumit për ruajtje të shëndetit dhe siguri të pjesëmarrësve”, është thënë në një deklaratë.
Singapori është shpallur vendi më i përshtatshëm për këtë takim.
Forumi Ekonomik Botëror është thënë se do t’i kthehet Davosit më 2022. /rel