×
  • Vip
  • Vip

    “Formula e Presidentit: K—BE+NATO+SHBA”

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Libër i publicistit QEMAL SAKAJEVA, një trajektore në 42 vjet: 1977-2019

    Libri në dy vëllime, me titull “Formula e Presidentit: K—BE+NATO+SHBA”, i publicistit Qemal Sakajeva, botim i Shtëpisë Botuese “55”, sapo është shpërndarë në libraritë kryesore të kryeqytetit. Përmbajtja e tij është e konceptuar në katër pjesë. Pjesa e parë: Koha e klithmës; Pjesa e dytë: Koha e bombardimit; Pjesa e tretë: Koha e lirisë; Pjesa e katërt: Koha e pavarësisë.

    Libri “Formula e Presidentit” vjen nga përjetimi, informimi, leximi dhe analiza e përdishme, e përjavëshme, e përmuajshme dhe e përvitshme, në një trajektore kohore prej 42 vjetësh (1977-2019), dhe pandalim. Përmbajtja nuk është historia e Kosovës, por janë shtjellime për shumëçka të rëndësishme përgjatë 42 vjetëve të fundit të historisë së Kosovës. Çfarë shkruhet nuk është ditar, por janë analiza nga përditëshmëria kronologjike e dramatikes dhe tragjikes 42-vjeçare të Kosovës. Derisa, dhe më në fund, Kosova u bë një problem botëror, aq sa për Kosovën dhe me Kosovën janë marë e merren shtetet më të rëndësishme të globit, dhe nga “çështje e Kosovës” është kthyer në një “çështje gjeostrategjike”.

    Në qendër të librit është populli, territori, personalitetet dhe politika e Kosovës, e vështruar “si element me shumë valenca”: në raport me vetveten, me Serbinë, me Shqipërinë, me shtete të Ballkanit, me Bashkimin Europian, me SHBA, me Rusinë si dhe me tri organizma me fuqi ndikuese botërore -OKB, NATO dhe Tribunali i Hagës.

    Qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë, zhvillimet në Kosovë rrodhën në një vijë me thënien e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, e përsëritur aq shumë herë nëpër vite, përcaktim politik që mori trajtën e një formule fizike apo kimike: ”Kosovë e pavarur, e anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nëse shtjellimi i parë i përket  muajit qershor të vitit 1977, për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Selaniku i Greqisë (atëherë nuk u lejua botimi i tij), ato më të fundit gjatë vitit 2019, përfshijnë pikëpamje mbi komplotin për ndarjen e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit “korrigjim i kufirit” apo “përkufizim ndërmjet  serbëve dhe shqiptarëve”, dhe deri te “Minishengen i Ballkanit”, që ende vazhdon të vërdalliset nëpër zyrat e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

    Në faqet e librit ndeshen rreth 350 emra, të cituar apo përmendur, personalitete të mëdha të lirisë dhe deri te individë kriminelë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.