×
  • Lajme
  • Lajme

    Formohet Komisioni për Buxhet me kryesues, Armend Mujën

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Është konstituar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i cili do të udhëhiqet nga Armend Muja.

    Kryetari Muja ka treguar edhe disa prej punëve që e presin këtë Komision që në fillim, siç është shqyrtimi i raportit financiar të Qeverisë dhe ndarja buxhetore për RTK-në.

    Ai tha se në kuadër të kompetencave të komisionit, anëtarët e tij shqyrtojnë, analizojnë çështjet që lidhen me buxhetin, financat dhe transferet sociale.

    Si dhe shqyrton projektbuxhetin e Kosovës, rishikimi dhe raportet e rregullta të qeverisë së Kosovës. Ndërsa, mbikëqyrë Bankën Qendrore, Fondin Pensional, Komisionin Rregulltiv të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe komisionin për ndihmë shtetërore.

    “Para nesh javën e ardhshme presin disa çështje. Çështjet të cilat janë në pritje që i’u kanë drejtuar Kuvendit, janë si në vijim: ndarja buxhetore për RTK-në, vendimi që është marrë nga Qeveria e Kosovës janar-mars. Dy, është raporti preliminar financiar nga ekzekutivi për ekzekutimin e buxhetit. Tre është raporti vjetor financiar i Qeverisë, katër është KASH(Korniza Afatmesme e Shpenzimeve) i Kuvendit të Kosovës dhe e pesta është kërkesa e komunës së Mitrovicës për miratim të buxhetit. Ende nuk është marrë ndonjë vendim sa i përket rendit të ditë, këto janë çështje që janë paraprake, sa nuk ka pasur Komision”, theksoi Muja.

    Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që administrata të dërgojë fushë veprimtarinë e komisionit tek secili anëtarë.

    “Ajo çka është e rëndësishme tek pjesa e fushe veprimtarisë së Komisionit, është mirë të na dërgohen tek projekt propozimi i të gjithë deputetëve dhe të gjithë anëtarëve të këtij Komisioni, që edhe ne të japim kontributin në këtë pjesë”, tha ai.

    Përbërja e Komisionit: Armend Muaja kryetar, Mërgim Lushtaku nënkryetar, anëtarë Arta Baralijaj nga VV, Jeta Statovci nga VV, Visar Korenica nga VV, Eman Rrahmani nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK, Pal Lekaj nga AAK, dhe Duda Balje nga komuniteti ‘Multi etnik’.

    Mbledhjet e këtij Komisionit pritet të mbahen çdo të mërkurë në orën 10:00, në mbledhjen e ardhshme pritet të diskutohet dhe miratohet plani i punës.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.