×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Prestigj për këdo lojtar që ato minuta të cilat do të zbresë në fushë, do të jetë në vëmendjen e gjithë botës.

    Në stërvitjen e djeshme, Sylvinho ka provuar diçka në lidhje me formacionin dhe, duke u nisur edhe nga fakti se trajneri është i parashikueshëm, pavarësisht se çfarë zgjedhje mund të bëjë në momentet e fundit, gazeta mëson se Myrto Uzuni është më i avantazhuar për ta nisur nga fillimi sfidën në Angli.

    Në stërvitje ai ka dhënë sinjale pozitive: i shpejtë, vrapon, ndodhet kudo, ndahet menjëherë nga topi dhe shënon edhe gol.

    Manaj mendohet të jetë llogaritur nga fillimi për Andorrën, shkruan Panorama.

    Ndërkohë, sa u përket krahëve të sulmit, nuk pritet të ketë ndryshime, me Asanin dhe Bajramin.

    Mbrojtja- Nëse në repartin e mesfushës nuk ka dilema, pasi Asllani, Laçi dhe Ramadani pritet të jenë titullarë, me këtë të fundit që mund të ndajë minutat me Berishën, mbrojtja ka filluar të bëjë me dhimbje koke stafin teknik.

    Nga 5 qendërmbrojtës që u grumbulluan në fillim, Ismajli ka shfaqur probleme të martën, ndërsa dje nuk u stërvit me grupin dhe prezenca e tij në fushë do të ishte një mrekulli, por edhe e rrezikshme ndërkohë, sepse mbrojtësi mund të rëndojë dëmtimin.

    E papritur ka qenë edhe mungesa e Kumbullës, i cili ka punuar prej dy ditësh vetëm në palestër, pasi ka shfaqur probleme fizike. Gjendja e tij do vlerësohet, por Ajeti po bëhet gati krah Gjimshtit.

    Ndërsa krahët pritet t’i mbulojnë Balliu dhe Aliji, në portë mendohet Strakosha.

    Nga Rubrika
    Sport23 Mars 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të. Kryendeshja e kësaj fundjavë luhet mes...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Sport22 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet në futboll në vitin 2025. Trajneri francez nuk ka drejtuar asnjë skuadër që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Papa Françesku është shfaqur në ballkonin e spitalit në Romë për herë të parë që kur u shtrua në 14 shkurt. Papa...
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Lajme23 Mars 2025
    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha,...
    Lajme23 Mars 2025
    Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë për të ndaluar shtrenjtimin e energjisë...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.