×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Fond i Kursimeve Pensionale në vitin 2023 do t’i ketë 2.5 miliardë nën menaxhim

    FrontOnline
    02 Nëntor 2022

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për Miratimin e Taksave Vjetore për vitin 2023.

    Armend Muja, kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, tha se buxheti i Fondit për aktivizimin operacional për vitin 2023 është me i vogël se sa buxheti i vitit 2022.

    “Bordi drejtues i FKPK-së ka miratuar buxhetin e fondit për aktivizimin operacional për vitin 2022 në shumë prej 1 milion e 290 mijë e 395 euro apo 31 mijë e 132 euro më i ulët se sa buxheti i vitit 2022, për këtë arsye ju kemi ftuar që ta justifikoni”, tha ai.

    Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale tha se në vitin 2023 nën menaxhim pritet të jenë mbi 2.5 miliardë euro.

    Ndërsa sipas tij, taksat e ngarkuara mbi mjete pensionale në vitin 2023 do të jenë në nivelin më të ulët që nga themelimi i këtij institucioni.

    “Pritjet gjatë vitit 2023 janë që mjetet mesatare nën menaxhim gjatë vitit pritet të jenë rreth 2 miliardë e 571 milionë euro që rezultojnë nga vlerësimet si në vijim, presim që të arkëtojmë 2 miliardë e 424 milionë euro mjete në menaxhim, kontribute presim që të arkëtojmë 230 milionë euro si dhe pagesat e pensioneve presim që të jenë 65 milionë euro”.

    “Vitin presim që ta përfundojmë më 2 miliardë e 719 milionë euro në mjete në menaxhim. Taksa operacionale për vitin 2023 e propozuar me normë 0.05 për qind e mjeteve është me ulje nga norma aktuale sa ishte 0.057 për qind, bazuar në këtë kuvendit i rekomandoj që të aprovoj taksen investuese vjetore prej 0.032 për qind të mjeteve dhe taksen operacionale vjetore prej 0.05 për qind të mjeteve”.

    “Sipas këtij rekomandimi taksat e ngarkuara mbi mjete pensionale do të uleshin prej 0.377 për qind sa janë aktualisht në 0.37 për qind e mjeteve pra nivelin më të ulët që nga themelimi i këtij institucioni”, tha ai.

    Muja tha se sipas raportit të Fondit në Kosovë në viti si mesatare pensionohen deri ne 6  mijë persona në vit.

    Morina shtoi Fondi nuk ka objekt të vetin dhe qëndron me qera e kjo sipas tij, po ndodh për shkak se komuna e Prishtinës nuk është duke u lëshuar leje për ndërtim.

    “…nuk kemi objekt tonin, kemi një truall ku kemi pretenduar me ndërtuar një objekt. Kemi pasur shumë problem nuk kemi mundur me marr leje nga komuna për shkak se duhet të merremi vesh me pronarët për rreth”/EO./

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.