Franco Foda ka komentuar fitoren e Kosovës 3-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Selektori i Dardanëve është shprehur i lumtur me këtë triumf, duke deklaruar se më e rëndësishmja është se tri pikët u arritën si ekip.
“Ndeshjet e fundit kemi shënuar fitore dhe mund ta vlerësojmë se kemi treguar fytyrë të re dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë formë të mirë”, ka thënë fillimisht Foda pas ndeshjes.
“Çelësi i suksesit është vetëm si skuadër të fitojmë. Ekipi nuk përbëhet me 11 lojtarë, por me 20 lojtarë”.
“U kam thënë secili është i rëndësishëm dhe duhet ta jap më të mirën kur të futet në fushë”, ka shtuar më tej Foda. /Telegrafi/