Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur sot (e premte) listën prej 25 futbollistëve tek të cilët do të llogarisë për dy ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ do të zhvillojnë dy ndeshje, fillimisht me Rumaninë më datë 6 shtator në Prishtinë dhe më pas më datë 9 shtator ndaj Qipros në udhëtim.
Në këtë listë bëjnë pjesë nëntë lojtarë, ku dy prej tyre luajnë në Superligën e Kosovës.
Faton Maloku
Lirim Kastrati
Qëndrim Zyba
Bersant Celina
Altin Zeqiri
Arbër Zeneli
Drilon Hazrollaj
Shkëlqim Vladi
Muhamet Hyseni