×
  • Sport
  • Sport

    Foda: Ndaj Islandës, gjasat janë 50/50

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencë për media ka folur përpara ndeshjes kthyese kundër Islandës që do të luhet nesër.

    Foda u pyet se me cilin nga portierët do të startojë nesër, ku tha se për këtë do të flasë me portierët që ka në dispozicion dhe do ta marrr vendimin, teksa për ndeshjen tha se gjasat janë 50 me 50.

    “Siç e kam thënë edhe më herët do të jetë një përballje ku gjasat janë 50 me 50. Kjo u dëshmuar edhe në ndeshjen e parë, e cila ishte goxha e përafërt, ku edhe Islanda kishte mundësi të shënonte në disa situata, por edhe ne kishim mundësi të mira për të shënuar për 3:1”, tha Foda

    Më tej, Foda tha se Islanda është skuadër që ka futbollistë të mirë, sidomos në aspektin ofansiv dhe sipas tij, do të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën se si do të luajnë kur kundërshtari do ta ketë posedimin e topit.

    “Mënyra se si do të reagojmë dhe energjia që do të kemi për të luftuar dhe për ta rifituar topin mund të jetë vendimtare për epilogun e ndeshjes”.

    “Dhe ndonëse po e zhvillojmë një ndeshje si mysafirë, ne prapë do të mundohemi ta luajmë lojën tonë, të kemi raste dhe të provojmë të shënojmë gola”, tha ai.

    Kosova ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” e ka fituar me rezultat 2:1, dhe në rast të fitores apo barazimit do të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Nga Rubrika
    Sport24 Mars 2025
    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të hënën në mbrëmje, duke theksuar rëndësinë e fitores...
    Sport24 Mars 2025
    Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’. Ndeshja që po...
    Sport24 Mars 2025
    Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Andorrës do të përballen sot (e hënë) në ‘Air Albania Stadium’ me fillim nga ora 20:45...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisw ka marrë vendim që të bëjë ndalesë të të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të...
    Lajme24 Mars 2025
    Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çmimin e energjisë elektrike në Kosovë deri në 44...
    Sport24 Mars 2025
    Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’. Ndeshja që po...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në lagjen Çelepias të Beratit. Sipas të...
    Lajme24 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunikatë me rastin e 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.