×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan.

    Nga organi i akuzës informojnë se hetimi nga 11 prokurorë vazhdon. Rreth 300 dëshmitarë pritet të merren në pyetje, ndërsa edhe ka vazhduar mbledhja e provave në Koçan, derisa vazhdon sigurimi i ekspertizave nga fushat e ndryshme.

    “Prokurori publik Lupço Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë, i cili në detaje do ta shqyrtojë çdo aspekt dhe drejtim të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Megjithatë, deri më tani nuk dihet se sa thellë dhe gjerë mund të shkojë dhe shtrihet hetimi.

    Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.

    Harku kohor 2012 – 2025 përfshinë kohën kur ka funksionuar diskoteka “Pulse” dhe për këtë, janë vënë nën përgjegjësi tre kryetarët e Komunës së Koçanit të cilët kanë shërbyer në këtë periudhë. Sipas Prokurorisë, ata kanë lejuar të funksionojë klubi edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet.

    Megjithatë, tani për tani Prokuroria për arsye ende të panjohura, nuk e ka marrë parasysh rrethanën kohore edhe te të dyshuarit e tjerë, në niveleve tjera të pushtetit. Fajtorët, tani për tani kërkohen vetëm tek ata që kanë qenë në detyrë në vitin 2021 dhe 2023, kur klubi tanimë i djegur, pavarësisht se nuk i ka plotësuar kushtet, ka marrë licencë për punë.

    Për shembull, prej vitit 2012 deri në vitit 2025, funksionin e ministrit të Ekonomisë e kanë ushtruar Valon Saraçini, Bekim Neziri, Driton Kuçi, Kreshnik Bekteshi e së fundmi, Besar Durmishi. Me hetimin është përfshirë vetëm Bekteshi, pasi në kohën e tij janë dhënë dy licencat e kabaresë, që sipas Prokurorisë janë siguruar me ryshfet. E për këtë, dyshohet të jenë të përfshirë edhe sekretari i atëhershëm shtetëror, bashkë me tre të punësuar të tjerë.

    Bekim Maksuti ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në periudhën 2020 – 2024 apo pikërisht në periudhën kur “Pulse ka marrë licencat. Për këtë, ai është vënë në përgjegjësi. Megjithatë, nuk dihet nëse hetimi do të zgjerohet për drejtorët paraprak, Shaban Saliu dhe Adnan Xhaferovski të cilët kanë shërbyer prej vitit 2012 kur kabareja ka punuar pa licencë, e as nëse do të kërkohet llogari për Xhevat Selamin si drejtor, në kohën e të cilit ka ndodhur tragjedia.

    Në periudhën kur ka punuar “Pulse”, kanë qenë gjithsej 9 drejtorë të Inspektoratit të Tregut, por tani për tani vetëm Goran Trajkovski me 3 inspektorë janë vënë në përgjegjësi pasi nuk kanë kryer kontrolle inspektuese, në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2025.

    Për dhënien e pajtueshmërisë që diskoteka të fitojë licencë, Prokuroria kërkon llogari prej 7 zyrtarëve të lartë policorë të Shtipit dhe Koçanit. Megjithatë, nuk dihet nëse do të kërkohet llogari edhe për eprorë të tjerë policorë që kanë shërbyer ndër vite. Organi i akuzës, tani për tani nuk sheh përgjegjësi, as te kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e as te gjashtë ministrat paraprak që kanë ushtruar detyrën në periudhën e funksionimit të “Pulse”.

    Nëpër media, u ngrit edhe çështja për përgjegjësi eventuale ndaj zyrtarëve të Drejtorisë për të Ardhurave Publike./Alsat-mk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.