×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FMN kundër nismave të qeverisë për amnisti dhe heqje taksash

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Fondi Monetar Ndërkombëtarë (FMN) ka rezerva për sa i përket amnistisë fiskale, heqjes së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimit mbi fitimin për bizneset e vogla.

    Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë për mediat mbrëmjen e së mërkurës, FMN shpreh shqetësim për këto propozime, të cilat vënë në diskutim përmbushjen e objektivave tatimore të qeverisë dhe lënë vend për evazion fiskal, korrupsion apo pastrim parash.

    “Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel, i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore,” – thuhet në deklaratën për shtyp.

    Qeveria ka propozuar së fundmi heqjen deri në vitin 2029 të tatimit mbi fitimin për të gjitha bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, si dhe heqje të TVSH-së për të gjitha bizneset me të ardhura deri në 10 milionë lekë.

    “Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion,” – shton më tej FMN-ja, e cila parashikon për këtë vit humbje ekonomike për shkak të varësisë te sektori i turizmit, një nga më të goditurit nga pandemia e COVID-19.

    Edhe pse FMN vlerëson se stabiliteti makroekonomik është ruajtur deri tani në Shqipëri falë “mirëmenaxhimit dhe kushteve lehtësuese financiare në botë”, ajo shton se “për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e deficitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin”.

    Në këtë pikë FMN i këshillon qeverisë të shtojë “përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”.

    Deklarata e FMN-së erdhi pas një vizite pesëditore të një grupi përfaqësues, grup i cili u drejtua nga Yan Sun dhe që zhvilloi takime edhe me ministren e Financave, Anila Denaj.

    FMN parashikon një vit të vështirë për Shqipërinë, me rënie ekonomike për shkak të efekteve të pasojave të tërmetit dhe pandemisë, ku ndikim do të ketë kryesisht te remitancat, tregtia dhe turizmi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Të tjera
    Sport23 Dhjetor 2024
    Me më pak se një javë deri në hapjen e merkatos së transferimeve të janarit, të gjitha sytë janë te Marcus Rashford...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, BBVK3, Laurenti, Fitimi, Sara dhe Driloni kanë diskutuar gjatë në mbrëmjen e djeshme në...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, BBVK3, Vullneti ka nisur ditën në mënyrën më të mirë të mundshme. E si...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gresa e ka hedhur me ujë Xuxin pasi ky i fundit e akuzoi të njëjtën se ka pëlqim për të. Pas këtij...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.