×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Fluturojnë” sërish çmimet në Kosovë, inflacioni në dhjetor 12.1%

    FrontOnline
    11 Janar 2023

    Çmimet në Kosovë u shtrenjtuan për 12.1 % më shumë në dhjetorin e 2022-ës sesa në muajin e njëjtë të 2021-ës.

    Kjo është vlera e inflacionit e matur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Rezultati kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (46.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet (38.8%); vajra dhe yndyra (30.9%); qumësht, djathë dhe vezë (27.8%); bukë dhe drithëra (21.1%); mish (20.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë (19.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.2%); prodhime ushqimore(16.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (14.4%); energji elektrike (11.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.4%);

    Shtrenjtim ka edhe tek disa produkte tjera.

    Shërbime hoteliere (10.1%); kujdes personal (10.0%); kafe, çaj dhe kakao (9.1%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera (8.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (8.0%); pije alkoolike (7.9%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.1%); gjëra personale (7.0%); pemë (6.6%); perime (6.6%); veshje (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); pajisje shtëpiake (4.9%); duhan (4.0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (3.8%); dhe produkte farmaceutike (3.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

    Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin dhjetor 2022.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (15.9%); energji elektrike (7.6%); veshje (4.2%); blerje të automjeteve (4.0%); qumësht, djathë dhe vezë (2.5%); perime (2.3%); duhan (1.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (-8.3%), me ndikim prej (-0.5 për qind) në IHÇK.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Punëtori i një ferme në Brazil është goditur për vdekje nga një lopë të cilën kishte tentuar ta përdhunonte. 45-vjeçari, emri i...
    Kronika13 Janar 2025
    Gjatë javës së kaluar, policia e Prishtinës ka realizuar 71 urdhëresa gjykate, prej të cilëve 34 ishin për vepra penale, ndërsa të...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pagave është detyrim i qeverisë së tij në rast se...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha janë tubimet e kësaj partie aq më të...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.