×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Fluturojnë çmimet/ Vezët, sheqeri e vaji shtrenjtohen shumë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2021

    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë po vazhdojnë të ngritën.

    Kjo ngritje e çmimeve është vërejtur më shumë në produktet bazë siç janë vaji, sheqeri, mielli, dhe vezët.

    Krahasuar më vitin paraprak, tani një komplet ve ka arritur çmimin rreth 4 euro.

    Në një market në Prishtinë, vlera e 30 copa ve, është 3 euro e 85 cent.

    Ngritje e madhe e çmimet është vërejtur edhe tek sheqeri e vaji.

    5kg sheqer tani kanë kaluar vlerën e 4 eurove.

    E, nga kjo rritje e çmimeve po pësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë, por më së shumti pensionistët dhe përfituesit e skemës sociale, kjo pasi që ndihma që marrin nga shteti nuk u mjafton as për gjëra elementare.

    Për t’iu dalë në ndihmë një javë më parë, Ministria e Financave ka ndarë nga 100 euro shtesë për muajin nëntor për këtë kategori, dhe dyfishim të shumës për ata që janë përfitues të skemës sociale.

    Me këtë vendim mundësohet mbështetja e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetës. Me këtë vendim do të ndajmë nga 100 euro shtesë për secilin përfitues të pensioneve, nga skemat pensionale që paguan shteti, për aq sa pensioni nuk kalon 500 euro”, njoftimi i Ministrisë së Financave.

    Në Kosovë gjithsej numri i pensionistëve të regjistruar është 195 mijë.

    Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara më 20 gusht të këtij viti me ndihmë sociale marrin 25 mijë e 805 familje me gjithsej 102 mijë e 958 anëtarë.

    Duke, pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike e ngritjen e çmimeve, shuma prej 100 euro, nuk do tu mjaftojë as pensionistëve e as familjeve me asistencë sociale.

    Kjo për shkak që ata kanë nevojë për produkte bazë, barna e gjëra të tjera.

    Për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, i shqetësuar shprehet edhe kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku.

    Qeveria do të duhet të ndikonte që të ndalonte disi ose të ngadalësohet nuk kemi as ekonomi as politikë që do të munden të na ndihmojnë, ne duhet të bëhemi gati për një kohë të gjatë të ballafaqohemi me rritjen e çmimeve dhe të ballafaqohemi me këto rroga që janë të mjaftueshme për tu përball me këto ngritje të çmimeve”, u shpreh ai për Front Online.

    Nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon./FrontOnline

     

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre...
    Lajme12 Maj 2024
    Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë....
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liqenin e Ujmanit, bashkë me pjesëtarë të Federatës për...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve...
    Lajme12 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kërkuar nga Prokuroria dhe mediat hetime për pasurinë e politikanëve. Dejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.