×
  • Vip
  • Vip

    Flet protagonistja e videos virale “o shac”

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Dashuria mes tyre është më e madhe se gjithçka tjetër.

    Dhe këtë ndjenjë nuk e kanë problem t’ia shprehin njëri-tjetrit në çdo moment dhe në çdo formë.

    Është pikërisht kjo video e cila menjëherë u bë virale në rrjete sociale, dhe që Zoja Kurti Kelmendin nga Mitrovica, e bëri të njohur dhe të shumë komentuar.

    Në fakt, Zoja nuk është krejt e panjohura, pasi në “Facebook” e menaxhon grupin “Zemrat e Zojës”, përmes të cilit ndihmohen familjet që kanë nevojë.

    Zoja, bashkë me burrin e saj, Farukun, dhe 5 fëmijët e tyre jetojnë në Gjermani. Por, çifti ka ardhur në Kosovë tash e një muaj dhe ka folur për T7 rreth videos së famshme, “O shac”, komenteve, reagimeve e diskutimeve brenda familjes dhe me gjerë.

    Zoja thotë se ka dashur gjithmonë që raportin me bashkëshortin dhe dashurinë që ka ndaj tij, ta shfaq publikisht.

    Se Zoja dhe Faruku kanë një raport të hapur dhe pa komplekse mes vete e dëshmuan edhe në këtë intervistë.

    Gjatë kësaj periudhe sa po qarkullon videoja, është komentuar me humor ajo se si mund të duket “Shaci”. E për ta shuar kureshtjen e të gjithëve, Faruku i bën vetës një prezantim interesant.

    Dashuria që ka ndaj Zojës, e ka shtyrë Farukun të bëj një tatuazh në trupin e tij.

    Për t’iu kthyer videos e cila ka ‘bombarduar’ rrjetet sociale, çifti tregoi se nuk kanë munguar as shqetësimet. Për këtë arsye, rasti është paraqitur në polici.

    Faruku është krahu i djathtë i Zojës dhe e përkrah në çdo hap, madje pikërisht ishte ai që e ka shtyrë ta hap “Facebook”-un. Ata kanë një jetë të lumtur e të qetë, derisa para vetës kanë edhe shumë plane të tjera, mes tyre që t’iu ndihmojnë familjeve në nevojë.

    Nga Rubrika
    Vip13 Janar 2025
    Sonte është surpizuar banori i shtëpisë më të madhe në vend Leo, nga e dashura e tij Lela, njëherazi dhe ish-banore e...
    Vip13 Janar 2025
    Leo dhe Lela kanë diskutuar për njohjen e kësaj të fundit dhe  Drilonit, temë kjo që ëshë diskutuar disa herë brenda shtëpisë...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. I pari...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.