Përkundër kërcënimeve nga Z Mobile për bllokim të sërishëm të llogarive bankare, Telekomi i Kosovës ka ekzekutuar sot pagat e muajit shtator në afat rekord, shkruan Front Online.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online, Lamih Balaj kryetar i Sindikatës së Telekomit, ai ka thënë pagat i kanë marrë edhe këtë muaj me rregull.
“Po është e vërtetë i kemi marrë pagat me rregull. Për momentin sipas informatave që kemi nuk ka probleme financiare në Telekom. E kur nuk ka probleme financiare të brendshme Telekomi edhe pagat dalin me rregull”, ka thënë Balaj për Front Online.
Telekomi i Kosovës ka kohë që po përballet me probleme financiare e këtë gjendje e ka rënduar edhe padia në Arbitrash e kompanisë “Dardafon”. /Front Online/