Fjolla Morina ka befasuar sërish.
Këngëtarja e njohur me gjasë ia ka dalë të ‘lajmërohet’ nga paraburgimi prej 40 ditësh që iu caktua pasi u arrestua nga njësiti “FAST” i Policisë së Kosovës.
Pas fotos që publikoi, ajo ka komentuar në një lajm të një portali.
“Çfarë gënjeshtra këto portalet” – është shprehur Fjolla ndonëse nuk ka precizuar se cila pjesë është “gënjeshtër” .
Mbetet e paqartë si ka qasje në Facebook këngëtarja nga paraburgimi, gjithmonë nëse ajo është prapa komentit nga llogaria autentike e saj në Facebook.