Milani e ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit italian.
Në “San Siro”, “Rossonerët” ishin nikoqirë të Genoas në mesditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 31-të në Serie A i takoi Milanit me rezultat të ngushtë, 2:1.
Ante Rebiq (’13) dhe autogoli i Scamaccas (’68) ia dhuruan fitoren skuadrës së Stefano Piolit.
Nga ana tjetër, golin e nderit për mysafirët e shënoi Mattia Destro në minutën e 37-të.
Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 66 pikë të tubuara, kurse, Genoa në vendin e 14-t me 32 sosh./FrontOnline/