×
  • Sport
  • Sport

    Fitore e vështirë e Prishtinës në Deçan

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Prishtina është dashur ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, për ta fituar ndeshjen në udhëtim ndaj Deçanit. Të hënën në kuadër të javës së nëntë të Superligës, Prishtina fitoi me rezultat 33:30.

    Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:16 për vendasit. Në pjesën e parë epërsia e Deçanit shkoi deri në pesë gola (17:12, 19:14). Por Prishtina në pjesën e dytë u përmirësua dhe në minutën e 43-të barazoi rezultatin në 24:24. Sërish Deçani u shkëput në dy gola, ndërsa vetëm në minutën e 54-t, Prishtina kaloi në epërsi, 29:28, përcjell FrontOnline.

    Rezultati u barazua në 29:29 e më pas në 30:30. Por në katër minutat e fundit realizoi vetëm Prishtina që në fund fitoi ndeshjen dramatike me 33:30. Albi Gjuka realizoi golat vendimtarë për Prishtinën.

    Ai ndeshjen e mbylli me 5 gola. Kapiteni Oltion Beshiri realizoi 8 herë, ndërsa 7 gola i kishte Vlerson Zherka.

    Përparim Shala ishte më efikasi te Deçani me 7 gola. 6 i shënoi Drilon Tahirukaj e nga 5 i kishin Dedë Tanushi e Valmir Selmanaj.

    Ndeshja tjetër e javës së nëntë në mes të Rahovecit dhe Llapit u fitua nga skuadra vendase me rezultat 31:24. 13:11 ishte rezultati pas pjesës së parë.

    Besmir Kusari e Egzon Vuçitërna shënuan nga 9 gola për Rahovecin. Mërgim Ademi realizoi 5 gola për llapjanët./FrontOnline/

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Sport23 Tetor 2024
    Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në NBA, Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj New York Knicks me rezultat 132-109. Jason...
    Sport22 Tetor 2024
    Real Madrid ka realizuar një kthesë spektakolare ndaj Borussia Dortmund, duke fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e së martës në kuadër të...
    Sport22 Tetor 2024
    Xavi Hernandez po shfaqet si një objektiv i mundshëm për Manchester United nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Mail...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot do të organizohet një konferencë për media me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”....
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë...
    Vip22 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.