Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, Fifi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të mirë. Pasi u largua nga shtëpia, Fifi bëri tatuazh fjalën ‘Filoqyl’, ashtu siç ai e thërriste.
Ndërsa ditën e sotme, të njëjtin tatuazh e bëri dhe Donald Veshaj, i cili vijon lojën për të marrë çmimin e madh.
Personi i parë që ia tregoi tatuazhin ishte Arjola, e cila e pyeti për kuptimin ndërsa Donaldi i tha: “Njerëzit që duan shiun pra”.
Më pas e pa edhe Beniada, e cila tha që i duket shumë bukur.
Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi?
Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi.
Beniada: Të dhimbti?
Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje.