×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar punën në teren për Pilot Regjistrimin e Popullsisë, që nga 15 shtatori deri më 14 tetor 2020, përcjell Front Online.

    Çështja e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2021, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i Pilot Regjistrimit, me qëllim të testimit të tërë procesit organizativ e zbatues.

    Me qëllim të testimit të shumë aktiviteteve dhe instrumenteve, bazuar në praktikat e mëparshme, si dhe rekomandimet ndërkombëtare, ASK-ja ka planifikuar që ta realizoj një Pilot Regjistrim nga 15 shtatori deri më 14 tetor 2020 në 13 komuna (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Ranillug, Prizren, Dragash, Mamushë, Pejë, dhe Gjakovë).
    ASK-ja ka bërë përgatitjet e duhura, për fillimit e zbatimit të Pilot Regjistrimit në terren. Ndër të tjera, janë përgatitur pyetësorët, metodologjia, udhëzuesit, si dhe metoda e mbledhjes së të dhënave në terren (Medota CAPI -Computer Assisted Personal Interview).

    Gjatë kësaj periudhe, sa është duke u realizuar mbledhja e të dhënave në terren, ASK-ja ka angazhuar rreth 60 regjistrues, 12 mbikëqyrës, dhe 19 monitorues, që duhet të jenë të mirëpritur nga ekonomitë familjare.

    Ashtu si në çdo aktivitet të deritashëm, ASK-ja ka zbatuar rekomanimet e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, lidhur me aplikimin e masave mbrojtëse prej gjendjes së krijuar nga Pandemia COVID-19./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka lavdëruar presidenten Vjosa Osmani për “rol tejet pozitiv” në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai tha se...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas raportimeve se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë pezullimin e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme, pasi një herë...
    Të tjera
    Sport23 Nëntor 2024
    Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 12-të në elitën...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kështu është...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat e Aleksandër Vuçiqit apo siç tha ai “çfarëdo Viqi” nuk meritojnë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Sot në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person është gjetur pa ndjenja në një oborr shtëpie. Në vendin e ngjarjes mjekët kanë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.