Linja do të jetë prej Prishtinës, Keçekollë e në Prapashticë, kështu ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Prej sot, Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë. Orari më poshtë duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa apo nevoja nga ana e banorëve duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Front Online